Në prag të ndeshjes mes Portugalisë dhe Hungarisë, video e Christiano Ronaldos është bërë virale për shkak se ai largoi të gjitha pijet e gazuara nga tavolina e tij.
“Pini ujë”, tha ai pasi e bëri këtë veprim, transmeton portal arbresh.info
Është e ditur që Ronaldo nuk i pëlqen pijet e gazuara dhe menuja e tij përfshin vetëm ushqime me cilësi të lartë, prandaj ai edhe ha gjashtë racione të vogla në ditë.
Ai han mëngjes, dy dreka, një meze të lehtë dhe dy darka.
Për mëngjes ai preferon proshutë dhe djath të shkrirë, ndërsa han edhe pulë, sallatë, peshk dhe ullinjë.
Gjatë ditës ha fruta ose avodako, ndërsa në darkë konsumon mish, perime dhe peshk.
“Unë jam përqendruar në konsumimin e ushqimeve të thjeshta të tilla si fruta dhe perime të freskëta, drithëra integrale dhe proteina,” tha ai.
Përveç pijeve të gazuara, ushqimi i ngrirë dhe i përpunuar është i ndaluar në menunë e tij, dhe ai shmang alkoolin dhe ëmbëlsirat.
Ronaldo i kushton më shumë vëmendje ushqimit sesa gjumit.
Ai fle pesë herë në ditë nga 90 minuta dhe në këtë mënyrë ai fiton energjinë e humbur gjatë ditës./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...