Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot pas takimit në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Turqi, se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje vendeve pjesëmarrësve që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë.
Para takimit, nikoqiri i takimit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mirëpriti pjesëmarrësit, duke përfshirë presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore, Millo Gjukanoviq e Stevo Pendarovski, kryetarin e Presidencës së BeH, Millorad Dodik, kreyministrin kroat Andrej Plenkoviq, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe të tjerët.
Bërnabiq tha pas takimit se fjalimi i Osmanit në këtë takim flet për mungesën e mirësjelljes politike të përfaqësuesve të Kosovës, raporton Tanjug.
“Pati provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, sepse nga respekti për nikoqirët, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, u tha Bërnabiq gazetarëve.
Sipas saj, Osmani tregoi mungesë të mirësjelljes politike.
“Unë nuk kam dashur të merrem me këtë. Me atë fjalim. Ajo foli më së miri për veten e saj dhe mirësjelljen e tyre politike, domethënë për mungesën e saj”, tha Bërnabiq.
Para takimit, nikoqiri i takimit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mirëpriti pjesëmarrësit, duke përfshirë Presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore Milo Gjukanoviç dhe Stevo Pendarovski, Kryetarin e Presidencës së BiH Milorad Dodik, Kryeministrin Kroat Andrej Plenkovic, Presidentin e Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë Vjosa Osmani dhe të tjerët.
Kryeministrja serbe tha se Osmani nuk votoi kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030. Sipas Bërnabiqit, ajo vetëm shprehu rezerva, por lejoi që dokumentet të miratohen.
“Në çdo vend ku përmendet Kosova, nuk ishte vetëm me yll, por me shënim në fund të faqes”, tha Bërnabiq.
Zyra e Presidentes, tha sot përmes një deklarate për media se në këtë samit, i cili sivjet u mbajt për herë të 25-të, presidentja Osmani të fliste lidhur me qëndrimet e Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik./GE/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...