Në një konferencë shtypi pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të mërkurën, presidenti amerikan Joe Biden kundërshtoi karakterizimin nga një gazetar të presidentit kinez Xi Jinping si një “mik i vjetër” i cili mund të bindet të lejojë një hetim ndërkombëtar për origjinën e pandemisë së coronavirusit.
“Le të themi diçka drejt – ne e njohim mirë njëri-tjetrin, nuk jemi miq të vjetër”, citohet të ketë thënë Biden.
Sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, Biden pati disa shkëmbime të mprehta me gazetarët pasi ai përfundoi takimin e tij dypalësh me Putinin.
Ndryshe, presidenti i SHBA-së gjatë një konference për gazetarë, pas përfundimit të bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës ka folur rreth asaj që kanë diskutuar me homologun e tij rus.
“Unë i thashë Putinit se agjenda jonë nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër. Është për popullin amerikan”, ka thënë në fillim Biden para gazetarëve, përcjell Telegrafi.
Pas takimit me Putinin, presidenti Biden tha se të dy udhëheqësit “ndajnë një përgjegjësi unike për të menaxhuar marrëdhëniet midis dy vendeve të fuqishme dhe krenare, një marrëdhënie që duhet të jetë e qëndrueshme dhe e parashikueshme”.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë