Thomas Strakosha pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar veror.
Portieri shqiptar nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion dhe ka kërkuar largimin nga skuadra kryeqytetase.
E ardhmja e tij duket se do të vazhdojë të mbetet në kampionatin italian Serie A.
Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat, Bologna dhe Torino kanë bërë oferta për ta pasur portierin shqiptar në radhët e veta.
Të dy ekipet janë në negociata me Lazion për shqiptarin, derisa klubi kryeqytetas po kërkon mbi 15 milionë euro për ta lënë të lirë atë.
Strakosha është i gatshëm të largohet, derisa për të interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si West Ham United dhe Southampton. /Telegrafi/
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...