Google ADS

Chelsea afër transferimit të Hakimit, ofron 60 milionë euro dhe një futbollist për Interin

11:59 | 17 Qershor 2021
A. B.

Interi ka nevojë për të ardhura dhe duhet të shes ndonjërin nga yjet e skuadrës para datës 30 qershor për t’i siguruar mjetët dhe t’i shpëtojë një dënimi nga fair play financiar.

Si duket ylli i skuadrës që do të sakrifikohet është mbrojtësi i djathtë maroken, Achraf Hakimi.

Neroazzurët po kërkojnë 80 milionë euro për anësorin, shumë që ende nuk ka arritur ta paguajnë skuadrat e interesuara.

PSG, Bayern Munich, Arsenal e Chelsea janë skuadrat që duan shërbimet e tij, derisa kampionët në fuqi të Evropës kanë bërë një hap para.

Mediat italiane dhe ato angleze kanë raportuar se Chelsea ka bërë një ofertë shumë të mirë për Interin që ta lënë të lirë largimin e Hakimit.

Kampioni në fuqi i Evropës ka ofruar 60 milionë euro, si dhe emrat e tre futbollistëve në tavolinë për Interin ku njëri nga ta mund t’i bashkohet Neroazzurëve në këmbim të Hakimit.

Dy mbrojtësit e majtë, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso si dhe mbrojtësin danez Andreas Christensen janë emrat që i janë ofruar Interit nga Chelsea.

Neroazzurët janë të kënaqur me këtë ofertë, derisa trajneri Simone Inzaghi pritet të zgjedh njërin nga lojtarët për ta marrë mes Emerson Palmierit dhe Marcos Alonsos, pasi Interi ka nevojë për një mbrojtës të majtë.

Gjithsesi largimi i Hakimit nga kampioni i Serie A duket i sigurtë dhe Chelsea shihet si destinacioni më i mundshëm për të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme