Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë kryeministër i Britanisë së Madhe në të ardhmen, duke thënë se më parë do të donte të bëhej si Cristiano Ronaldo.
Për shkak të punës së madhe në bamirësi në kohët e fundit, e përqendruar në ushqyerjen e fëmijëve të familjeve të varfra, Rashfordit i është bërë thirrje të garojë për zyrën e shefit të Britanisë së Madhe.
Së fundmi, ylli i Manchester Unitedit bisedoi me Barack Obaman me video, pasi ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte dëgjuar për punën e tij jashtë fushës së lojës.
Por Rashford e hedh poshtë mundësinë për ta zëvendësuar Boris Johnsonin në zyrën më të rëndësishme politike.
Reklamë
“Po, mbase mund ta hedh poshtë mundësinë për t’u bërë politikan sepse nuk kam ëndërruar për t’u bërë i tillë kur të rritesha”, tha Rashford në konferencë para ndeshjes së Anglisë kundër Skocisë në Euro 2020.
“Nuk e kam aty mendjen, por ishte shumë mirë të flisja me të (Obaman) dhe mua më pëlqen të flas me njerëz të tillë, të mësoj nga ta dhe nxjerr çfarëdo që mundem nga ato që m’i tregojnë ata”, tha Rashford.
Ai tha se dëshiron ta ndjekë shembull e Cristiano Ronaldos së Portugalisë, me të cilin mund të përballet më vonë në këtë turne.
“Për Ronaldon nuk mund të them fjalë të keqe. Mendoj se ai është personi të cilin shumë njerëz e marrin shembull, dhe unë po ashtu”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...