Google ADS

Për ditëlindjen e Ukshin Hotit, Albin Kurti vendos në muze xhemperin dhe kostumin e tij të preferuar

09:35 | 17 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin .

Ai tha se java e Lëvizjes Vetëvendosjes, që këtë vit shënoi 16 vjetorin e saj, nisi më 10 qershor me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe përmbyllet sot me 17 qershor me shënimin e ditëlindjes së Ukshin Hoti.

“Me aktivistë e banorë të Krushës së Madhe, në Shtëpinë Muze, bashkë me Avni Deharin vendosëm dy palë rroba të Bacës Ukë: xhemperin që e ka preferuar më së shumti dhe një kostum vere të cilin e veshi kur doli nga burgu i parë. Ai kostum shihet edhe në fotografinë nga një koncert i Shkurte Fejzës në Kërçovë”.

“Librat e Profesor Hotit, jeta e tij vepër dhe rikthimi te kjo shtëpi na mbajnë fort në rrugë të drejtë dhe përplot me energji për ecjen përpara”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme