Në nëntë qytete të Maqedonisë nuk ka raste aktive me Covid-19

17:30 | 16 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Po rritet numri i qyteteve ku nuk ka raste aktive me koronavirus. Nuk ka raste aktive me koronavirus në nëntë komuna në Maqedoni.

Nuk ka pacientë në Kavadar, Sveti Nikollë, Resnjë, Berovë, Probishtip, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran.

Nga një rast aktivë ka në Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Krushevë, Vallandovë.

Nga dy ka në Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Dibër. Ndërsa Shtipi, Velesi, Negotina, Demir Hisari dhe Kratova kanë nga 3 raste aktive me koronavirus.

Të ngjashme