Një muaj paraburgim për serbin që afro tre muaj rresht shfrytëzoi seksualisht 14 vjeçaren në Kamenicë

15:36 | 16 Qershor 2021
A. B.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit S.D.

Në bazë të njoftimit për media thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor 2021, në vazhdimësi në një fshat të Kamenicës në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.

I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

“Me këto veprime, i pandehuri S. D. (serb) dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme