Me anë të një ceremonie solemne, ku ishin të pranishëm Ambasadori i Shtetit të Izraelit, Noah Gentler, si dhe drejtues të Bashkësisë Hebreo-Shqiptare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi të mërkurën me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Kryetaren e Komitetit Hebreo-Amerikan (AJC), zonjën Avital Leibovich, me motivacionin:
“Në shenjë mirënjohjeje për lartësimin e kombit shqiptar në Shtetin e Izraelit e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke spikatur si një zë i fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu, në vlerësim për promovimin e pandërprerë të kontributit unik të shqiptarëve për mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit”.
Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar zonjës Leibovich si dhe të pranishmëve në ceremoninë e dekorimit, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Ndihem i nderuar dhe thellësisht i lumtur që kam organizuar këtë ceremoni vlerësimi për t’i dhënë njërin nga titujt më të lartë të shtetit tonë, Drejtores së Komitetit Hebreo-Amerikan, zonjës Avital Leibovich.
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis strukturave të Komitetit Hebreo-Amerikan (AJC) në Shtetet e Bashkuara si dhe bashkësisë shqiptaro-amerikane për integrimin e tyre në projekte të përbashkëta ekonomike dhe politike, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Izrael, janë shumë thelbësore për ne: për Shqipërinë si dhe për shqiptarët kudo që jetojnë.
Bashkëpunimi me AJC-në ka promovuar çështje të rëndësishme shqiptare me interes të përbashkët, ka lobuar për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare, si dhe ndihmon vazhdimisht me lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në Senatin Amerikan për të mirën e shqiptarëve.
Zonja Leibovich ka lobuar në emër të AJC-së për shumë çështje të ndjeshme si përshembull: diplomacia globale dhe modeli shqiptar i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.
Deri më sot, kur konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve vazhdon të jetë një temë shumë e nxehtë në politikën botërore, shtrirja dhe influenca globale e AJC-së forcon dialogun fetar anembanë planetit.
Për t’i shërbyer qëllimit të një zgjidhjeje paqësore në Lindjen e Mesme, AJC-ja ka promovuar dhe lartësuar edhe më tej shembullin e rrallë të popullit shqiptar për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve të arratisur gjatë kohës së errët të Holokaustit dhe mizorive të pashpirt të kryera nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
AJC-ja ka përfshirë në axhendën ndërkombëtare duke i paraqitur në komisionet e Kongresit të Shteteve të Bashkuara çështjet shqiptare, si dhe ato që lidhen me të drejtat e njeriut, pakicat kombëtare dhe çështje të tjera të.
Shqipëria e vlerëson pamasë këtë marrëdhënie, që i shërben gjithashtu qëllimit të ndërtimit të lidhjeve akoma edhe më të forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe marrëdhëniet miqësore midis kombit shqiptar dhe popullit izraelit, që shënuan kulmin e tyre me njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Përveç këtyre fakteve historike, pjesëmarrja e vazhdueshme e figurave të shquara shqiptare në Forumin Global vjetor të AJC-së është vlerësuar shumë dhe prania e tyre e spikatur në këtë ngjarje tepër të rëndësishme, të ndjekur nga shumë personalitete të botës si dhe fjalimet e tyre kryesore, kanë nxjerrë qartësisht në pah shembullin e rrallë të Shqipërisë dhe popullit tonë, në saje gjithashtu edhe të kontributit tuaj, zonja Leibovich.
Dëshiroj të përgëzoj zonjën Leibovich për idenë si dhe propozimin e saj për të hapur zyrën e AJC-së në Tiranë, në mënyrë që vendet e Ballkanit të përfaqësohen dhe të shënojmë një hap konkret në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona të ngushta dhe miqësore historike!
Zonja Leibovich ka punuar pa u lodhur e me përkushtim dhe vazhdon të ofrojë ndihmën e vlefshme dhe njohuritë e saj të çmuara për arritjen e këtyre qëllimeve.
Kështu që, në emër të shtetit si dhe të popullit shqiptar, i jam mirënjohës zonjës Leibovich për kontributin e saj të çmuar dhe kam vendosur që në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, ta dekoroj atë: “Në shenjë mirënjohjeje për lartësimin e kombit shqiptar në Shtetin e Izraelit e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke spikatur si një zë i fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu, në vlerësim për promovimin e pandërprerë të kontributit unik të shqiptarëve për mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit”
Zonja Leibovich, ju faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-izraelite, si dhe atyre amerikano-shqiptare, dhe ju uroj të gjitha të mirat!”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?