“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka qenë përgjigjja e përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kur është pyetur nëse duhet besuar BE-së për liberalizmin e vizave për Kosovën, gjatë një forumi që po mbahet në Bratislavë.
Këtë e ka bërë të ditur Samir Behariq, hulumtues në Forumin Ballkanik përmes një postimi në twiter, i cili e ka vlerësuar arrogante reagimin e Lajçak.
“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajçaku që më tutje ka thënë se gjithsesi, të gjitha kriteret janë përmbushur nga Kosova.
Kosova ka disa vjet që është në pritje të liberalizimit të vizave. Është raportuar se disa vende në BE janë skeptike për lëvizjen e lirë të kosovarëve në Evropë.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka kritikuar BE-në duke thënë se vendet e Ballkanit gjithmonë përballen me thirrjen “nëse e përmbushni këtë, ne do t’i përmbahemi zotimeve”, por se në realitet “BE-ja s’po i përmbahet zotimeve”. Ka përmendur këtu çështjen e ndryshimit të emrit të shtetit, por ka theksuar se BE-ja s’ka kryer zotimet që i kishte dhënë./arbresh.info/
I asked @MiroslavLajcak why should the #WesternBalkan leaders trust the EU promises, taking into account the EU failed to deliver visa liberalisation to #Kosovo and accession talks with #NorthMacedonia.
His reply was abhorrent: "If you don't trust the EU, go somewhere else." 1/ pic.twitter.com/DKIPpnmwEP
— Samir Beharić (@SamBeharic) June 16, 2021
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...