Google ADS

Mbrëmje romantike me të dashurin, Bebe Rexha shfaq të pasmet e saj gjigante

10:55 | 16 Qershor 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon ende të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Better Mistakes”.

Albumi është pritur mirë nga fansat dhe artistja ka qenë e ngarkuar gjatë gjithë kësaj kohe me promovimin e tij në media dhe emisione të ndryshme, shkruan portali arbresh.info

E pas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha duket se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Në fotot e fundit, këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të ngjitur pas trupit, i cili ia theksonte të pasmet e bujshme asaj.


Artistja provokoi duke u fotografuar nga prapa, teksa ishte bërë gati për të darkuar bashkë me Keyanin.

Bebe Rexha dhe Keyan ka kohë që janë në lidhje, teksa nuk i kanë të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke preferuar që ta mbajnë më për vete jetën e tyre private. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme