Kosnett në veri: Kosovarët do të fitojnë paqen dhe drejtësinë duke punuar së bashku

10:35 | 16 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar të martën  veriun e Mitrovicës.

Kosnett përmes një postimi në Tëitter ka thënë që aty është takuar me liderët politikë dhe shoqërinë civile.

Ai ka thënë se kosovarët do të marrin paqen që u nevojitet dhe drejtësinë që meritojnë duke punuar së bashku.

“Vizitë e mirë dhe produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme