Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, janë duke qëndruar për vizitë zyrtare në Zvicër, me ç’rast kanë vizituar Institutin e Bazelit për Qeverisje (IBQ), ku janë pritur nga Drejtoresha Gretta Fenner dhe eksperti i këtij instituti, Jonathan Spicer.
Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit të Prokurorit të Shtetit me IBQ-në lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme të shtetasve kosovarë, asete këto, të cilat gjenden jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Kryeprokurori Lumezi dhe drejtoresha Fenner kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm ndërinstitucional dhe janë zotuar të thellojnë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe identifikimit të aseteve të përfituara në mënyrë të jashtëligjshme dhe konfiskimin përfundimtar të tyre.
Vizita zyrtare e Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me bartësit e tjerë të funksioneve të sistemit prokurorial në institucionet e shtetit të Zvicrës, përkatësisht, në institucionet e fushës së drejtësisë nga kantonet e Bazelit, Cyrihut dhe Bernit është mundësuar nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, në kuadër të Projektit SAEK III, projekt ky, që mbështetet financiarisht nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga