Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që të heq orën policore që fillonte nga mesnata dhe vlente deri në ora 04:00 të mëngjesit.
Qeveria po ashtu hoqi ndalesën për 100 mysafirë në dasma dhe lejoi mbajtjen e ngjarjeve dhe koncerteve.
Vendimi i qeverisë vjen me rekomandim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse që vërtetoi se gjendja epidemiologjike në vend po stabilizohet me numrin e vogël të të infektuarve, por edhe me rritjen e numrit të të vaksinuarve.
Ndryshe, ngjarjet dhe koncertet do të lejohen me maksimum 1.000 persona por jo më shumë se 50% të kapacitetit.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...