Google ADS

Mehaj uron për suksesin pjesëtarët e FSK-së që ishin pjesë e ushtrimit “DEFENDER-Europe 21”

15:50 | 15 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar pjesëtarët e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcave Tokësore, të cilët kanë marr pjesë në ushtrimin e përbashkët me forcat amerikane” DEFENDER-Europe 21.

Meha ka përgëzuar ata për suksesin e treguar në këtë mision. Ai ka thënë se vullneti i tyre është motiv për të për të vazhduar me realizimin e qëllimeve strategjike. Postimi i plotë i tij: Sot në kazermën e FSK-së në Gjilan, pjesëtarëve të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcave Tokësore u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin tim më të lartë për suksesin e arritur në Stërvitjen Ushtarake të Forcave Amerikane me aleatë ” DEFENDER-Europe 21″.

Vullneti i tyre maksimal për të realizuar detyrat ushtarake më motivon edhe më shumë për të vazhduar me të gjitha kapacitetet për të realizuar qëllimet e mia strategjike në funksion të ushtrisë që kemi ëndërruar gjithmonë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme