Google ADS

UEFA nis hetim disiplinor për Arnautovicin

15:03 | 15 Qershor 2021
Arbresh.info

UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim disipilinor ndaj Arnautovic të Austrisë, për gjestin e tij të shëmtuar ndaj Ezgjan Aliovskit. “Një inspektor etik dhe i disiplinës është emëruar për të zhvilluar një hetim në lidhje me çështjen në të cilën është përfshirë lojtari”.

Austria të dielën mori fitoren e saj të parë historinë në një fazë finale të Europianit, por pavarësisht se suksesi ndaj Maqedonisë së Veriut ishte historik, kaloi në plan të dytë për shkak të gjestit të shëmtuar të Arnautovicit, i cili fyeu Ezgjan Alioskin. Alaba provoi t’i vinte duart para gojës shokut të skuadrës, por ofendimet e tij vulgare dhe me karakter racist, duke iu drejtuar nënës shqiptare të lojtarit që luan për Maqedoninë e Veriut u dëgjuan. Nuk shërbeu për të shuar polemikat as ndjesa e Arnautovicit, që u shpreh se nuk është racist dhe nuk ka qenë kurrë i tillë.

Federata maqedonase në profilin e saj të Facebook komunikoi se i ka dërguar një letër zyrtare UEFA-s, në të cilën kërkon një dënim shembullor për Arnautovicin. “Jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Dënojmë shfryrjen nacionaliste që bëri Arnautovic ndaj Alioskit”. Letër pas të cilës ka nisur dhe hetimi i UEFA-s, që do të merret zyrtarisht me çështjen në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme