Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 452.424 doza të vaksinave, ndërsa 193.029 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 4.840 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.222 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 450.634 qytetarë”, thonë nga MSH.
Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të fundit, 36% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Nga MSH bëjnë thirrje që të regjistroheni në platformën vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban