Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se pret që skuadra e tij të përballet me një Zvicër shumë të fortë në ndeshjen e dytë në grup në Kampionatin Evropian 2020 të mërkurën.
Italia e Mancinit e nisi furishëm evropianin duke e mposhtur bindshëm 3:0 Turqinë në ndeshjen hapëse të premten.
Derisa italianët i fituam tri pikët e para lehtësisht, Zvicra – e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 me Uellsin.
Mancini tha se dëshiron ta sigurojë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro sa më shpejt, por beson se Zvicra do të jetë sfidë e vështirë për t’u tejkaluar për Italinë.
“Ndeshja kundër Zvicrës do të jetë e vështirë, sepse është ekip i shkëlqyeshëm me shumë lojtarë të cilët dinë sesi ë luajnë”, tha Mancini në një konferencë për media të martën.
“Trajneri i tyre është me përvojë, ne presim ndeshje të vështirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...