Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar në korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP), ku në bazë të rezultateve të hetimit sot me datë 15 qershor 2021, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë – pjestarë të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës.
Personat e arrestuar janë: N.K., i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.
I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i KPRK-së, dhe “Marrja e ryshfetit” 421 paragafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, si dhe dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale./arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...