Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel është krenar që ka Simon Kjaer si kapiten në ekipin kombëtar dhe thotë se Christian Eriksen jetoi diçka që nuk mund ta dinë.
Eriksen është i qëndrueshëm në spital pasi u rrëzua në sfidën e Danimarkës kundër Finlandës të shtunën. Mesfushori i Interit pësoi një sulm në zemër dhe iu dha CPR urgjente në fushë.
Lojtarët e Danimarkës ishin në gjendje të flisnin me Eriksen përmes telefonit të nesërmen.
“Ishte e bukur ta shihje atë të buzëqeshte dhe të qeshte dhe të ishte vetvetja dhe thjesht të ndjeje se është atje. Ishte një përvojë e shkëlqyer dhe diçka që më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Schmeichel për DR.
“Unë e njoh gruan e tij dhe fëmijët e tij, është një situatë absurde. Gjëja më e rëndësishme është që ai të ndihet mirë tani, ai ka përjetuar diçka që nuk mund ta dimë”.
Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer i dha ndihmën e parë shokut të tij të skuadrës, duke e parandaluar atë që të gëlltiste gjuhën dhe ta vendoste në pozicionin e rimëkëmbjes para se të fillonte CPR.
“Unë jam tepër krenar që kam Kjaer si kapiten”, deklaroi portieri.
“Nuk u habita që ai bëri atë që bëri, ai ka një njerëzim të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, Simon dhe Christian kanë kaluar shumë kohë së bashku në Milano”.
Sipas raportimeve në Itali, Milani po mendon gjithashtu ta bëjë Kjaer kapitenin e tyre për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...