Kosova ende nuk ka ligj i cili përcakton çmimet e barnave.
E, për këtë arsye kosovarët paguajnë 1 milion euro barna më shtrenjtë në muaj, sesa vendet e rajonit.
Kështu ka thënë për arbresh.info Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.
“Sipas një analize të bërë janë rreth 1 milion euro në muaj çmimet më të shtrenjta për barna në Kosovë se në rajon”, thotë ai.
Sipas tij, për këtë çështje kanë pasur takime me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe tani janë informuar për nismën e hartimit të ligjit për çmimin e barnave.
Megjithatë, pohoi, ky ligj do ta normalizonte punën në sektorin e farmacisë.
“Në Kosovë ende nuk është i rregulluar çmimi i barnave dhe për ketë çështje kemi pasur disa takime me Ministrin e Shëndetësisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm me ç ‘rast ne si këshill drejtues i
OFK jemi informuar për nismën për hartimin e Ligjit për Çmimin e barnave. Andaj ne si OFK mirëpresim dhe shpresojmë që sa më parë kjo të finalizohet pasi është një nga kërkesat e vazhdueshme të farmacisteve që do ta normalizonte punën në sektorin e farmacisë”, thotë Jakupi.
Ndërkaq për dy dekada, në Kosovë nuk ka çmim të unifikuar të barnave. Në fuqi ka qenë një rregullore administrative, e cila nuk ka paraparë unifikimin e çmimit./A.Zeka/arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...