Ndryshimi i klimës ishte ndër çështjet më të nxehta në samitin e G7. Ekspertët janë shprehur se ata vazhdimisht dështojnë të hartojnë plane për të ulur emetimet.
Por për të disatën herë ata nuk arritën që të mbajnë premtimin për të dhënë 100 miliardë Dollarë në vit për vendet e varfra që përballen me një klimë të ngrohtë.
Ekspertët për klimën janë shprehur se vendet e pasura deri më tani kanë dështuar të japin premtimet për financat e klimës. Pjesa më e madhe e asaj që është dhënë deri më tani ka qenë në formën e kredive, të cilat po shtyjnë vendet e prekshme më tej në borxhe dhe varfëri.
Aktivistët donin që G7 të ndiqte shembullin e Mbretërisë së Bashkuar që synoi shitjen e makinave elektrike . BBC në një analizë të bërë së fundmi tregon se “G7 duhet të njoftojë financat reale përmes granteve dhe të ndalojë që më të varfrit në botë të goditen më rëndë.
Çështja e financave një problem i ashpër në negociatat për klimën i është shtuar në listën e kërkesave nga aktivistët. Presidenti Biden foli për t’i dhënë fund përdorimit të qymyrit në SHBA, por pa dhënë një datë dhe hartimin e legjislacionit nga ana e Kongresit. Gjermania dhe Japonia do të përballen me vështirësi edhe për këtë çështje.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...