Google ADS

Sot 13 vite nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

07:17 | 15 Qershor 2021
S D

Katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, hyri në fuqi Kushtetuta e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.

Ndryshe Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, e që kjo thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike.

E ndërsa Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisaarit./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme