Gjinjtë e femrës janë parë gjithë kohës si simbol i jetës dhe pjellorisë dhe disa nga divat më të famshme në historinë e kinemasë i kanë ekspozuar ato gjithë krenari ndër vite. Nëse mbyllim stereotipet zbulojmë se në qendër të vëmendjen nuk janë vetëm siluetat shpërthyese si të Kim Kardashian, por gratë si Emma Stone, Keira Knightley, Charlotte Gainsbourg, Alicia Vikander dhe Kate Moss. Dhe lista mund të vazhdojë edhe më gjatë…
Sipas një studimi, burrat e zgjuar tërhiqen më shumë nga gratë me gjinj të vegjël, sepse i shohin ato si më të pavarura dhe me vetbesim. Një artikull i botuar në Playboy konfirmon këtë prirje dhe faktin se ndër mijëvjeçarë, burrat preferojnë më shumë gratë me gjoks të vogël. Kjo është një preferencë e dukshme e matur edhe nga hulumtimet në rrjetet të ndryshme sociale.
Një gjoks me përmasat e një gote shampanje ose të një kumbulle duhet parë me gjithë avantazhet e tij. Një gji i vogël nuk kompromenton sjelljen tuaj dhe nuk shkakton dhimbje të bezdisshme të shpinës. Ju lejon të flini në çdo pozicion dhe mbi të gjitha, është më pak subjekt i rreziqeve të gravitetit, kështu që është më i qëndrueshëm dhe më pak i rrezikuar nga shenjat e strijave.
Për më tepër, një dekolte më e ulët nuk ju pengon në aktivitetin tuaj sportiv. Vrap, tenis, palestër mund të zhvilloni çdo aktivitet që ju doni, nuk do të djersiteni kollaj siç mund të ndodh në rastin e një gruaje me gjoks të madh.
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku