Google ADS

Mbërrijnë në Shqipëri edhe rreth 12 mijë vaksina Pfizer

00:11 | 15 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ edhe 11.700 vaksina Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale.

Deri më tani, në vendin tonë kanë mbërritur mbi 967 mijë vaksina, ndërkohë që procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani #VaksinimiNukNdalet #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 2 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë dhe asnjë humbje jete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme