Dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe hundët e lëngshme janë disa nga simptomat e variantit të koronavirusit indian.
Sipas një hulumtimi të publikuar në BBC, simptomat janë të njejtat me një infeksion të zakonshëm dhe besohet se variant indian i koronavirusit ndryshon nga variantet e mëparshme të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Lajmi i keq, shkruan BBC, është se është duke u rritur numri i pacientëve që shënojnë një rritje të të infektuarve, sidomos në veri perëndim të Anglisë dhe Skocisë.
Shumica e të infektuarve janë të të moshës 20 deri në 29 vjeç dhe pak më të vjetër nga 40 deri në 49 vjeç, te popullsia që nuk është vaksinuar, ose që ka marrë vetëm një dozë të vaksinës.
Janë pikërisht këto simptoma jo specifike që pacientët nuk i atribuojnë virusit covid-19 dhe vazhdojnë me zakonet e tyre të zakonshme të jetës dhe shoqërore, duke shkuar në punë dhe duke u argëtuar, duke menduar se është një ftohje sezonale.
Shkencëtarët apelojnë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës dhe për qëndrim në shtëpi në rast se shfaqen disa nga këto simptoma.
90% e rasteve aktuale në Mbretërinë e Bashkuar raportohet se kanë të bëjnë me variantin delta të virusit./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...