Google ADS

RENEA dhe FNSH aksion në kërkim të disa personave të përfshirë në vepra kriminale

22:53 | 14 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Forcat speciale RENEA dhe FNSH e Fierit kanë kryer kontrolle në disa qytete të vendit për kapjen e personave në kërkim apo të autorëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në disa ngjarje kriminale.
Burime për tvklan.al bëjnë me dije se kontrollet janë bërë në Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier e Lushnje.

RENEA dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë të armatosur, si dhe për arrestimin e autorëve të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi apo kohë më parë.
Deri më tani janë shoqëruar dhjetra persona të cilët do të merren në pyetje. Të shoqëruarit janë kryerisht persona me precendet të mëparshëm penal. /tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme