Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, duke komentuar deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati se shumë shpejt të përgatitet pakoja e rimëkëmbjes ekonomike dhe do të ndodh edhe rishikimi i buxhetit, duke thënë që ta kryejnë borxhin që kanë ndaj sektorit të arsimit.
SBASHK-u ka rikujtuar ministrin Murati se ky borxh rrjedh nga vendimi i qeverisë i datës 18 shkurt 2021, e që ka të bëj me shtesën në pagë për sektorin e arsimit për angazhimin e shtuar dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë.
“Shtesa e parë nga ky vendim është kryer për pagën e muajit shkurt, por ka mbetur pa u realizuar mbështetja tjetër e garantuar nga ky Vendim i Qeverisë dhe prandaj Ministër Murati duke e përgatitur rishikimin buxhetor mos e harroni këtë borxh që ia keni të punësuarve në sistemin arsimor. Se ua keni këtë borxh të punësuarve në sektorin e arsimit ua kemi kujtuar tani e sa kohë përmes shkresave zyrtare. Po ashtu borxhin ia kemi kujtuar edhe ministres Nagavci në të gjitha takimet që kemi pasur me të deri tani dhe kemi kërkuar angazhimin e saj lidhur me këtë çështje me qëllim që të kemi zgjidhje të pranueshme përmes dialogut. Ministër Murati është mirë ta kryeni këtë borxh ndaj sektorit të arsimit dhe do t’u jemi mirënjohës. Në të kundërtën nuk do të ndalemi se kërkuari borxhin duke iu drejtuar gjykatës gjegjëse dhe do të marrim përgjigje pozitive nga organet e drejtësisë, por atëherë shumës së borxhit do t’i shtohen edhe taksat dhe obligimet tjera gjyqësore dhe kjo është keq për buxhetin e Kosovës”, thuhet në komunikatë./arbesh.info/
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit