Të martën fillon vaksinimi masiv, MSh thirrje qytetarëve të respektojnë terminet

18:17 | 14 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Të martën në Kosovë fillon vaksinimi masiv kundër Covid-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për medie u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë terminët e caktuar, për të shmangur parregullsitë dhe grumbullimin e njerëzve.

“Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, më 15 qershor, në Kosovë fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19.
Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve të përcaktuara për vaksinim dhe në Qendra të vaksinimit të paraqiten vetëm pas marrjes së thirrjes për vaksini”, thuhet në komunikatën e MSh-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme