Google ADS

Faktet interesante që duhet të dini para takimit, Spanjë – Suedi

17:58 | 14 Qershor 2021
KRG

Spanja sot bënë debutimin e saj në “Euro 2020”.

 

Kombëtarja spanjolle do të përballet me Suedinë me fillim nga ora 21:00.

Këto janë 6 faktet interesante që duhet të dini para fillimit të këtij takimi.

 

1.Kjo është ndeshja e 4’të mes këtyre dy kombëtareve në gara të mëdha (Kupa e Botës dhe Kampionati Evropian)

 

Ky do të jetë ballafaqimi i 4’të mes këtyre dy kombëtareve, Spanja ka fituar 2 nga 3 takimet e fundit në garat e mëdha, kurse Suedia ka vetëm një fitore.

Suedia ka fituar ndeshjen e parë mes tyre në vitin 1950 në Kupën e Botës, që nga atëherë, Spanja i ka fituar 2 duelet e tjera saktësisht atë të vitit 1978 në Kupën e Botës dhe në vitin 2008 në Kampionatin Evropian.

 

2.Suedia nuk mbrohet:

 

Suedia nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur në 12 takimet e fundit kundër Spanjës, hera e fundit kur Suedia e ka mbajtur portën e paprekur kundër spanjollëve është në tetor të vitit 2006, kur fitoi me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

 

3.Spanja nuk ka ‘fat’ në ndeshjet hapëse

 

Spanja ka arritur të fitoj vetëm 1 nga 5 duelet hapëse të tyre në Kampionate Evropiane dhe Kupën e Botës. Fitorja e vetme në këtë proces ishte në ‘Euro 2016’ kur e fitoi përballjen ndaj Republikës Çeke me rezultat minimal 1-0.

 

4.Suedia nuk kalon grupet në 3 Kampionatet e fundit Evropiane.

 

Suedia nuk ka arritur në fazën e eliminimit direkt në 3 Kampionatet e fundit Evropiane.

Hera e fundit kur Suedia ka kaluar fazën e grupeve ishte në vitin 2004 kur u eliminua menjëherë nga Holanda pas penalltive.

 

  1. Spanja ka kaluar grupet në 5 nga 6 Kampionatet e fundit Evropiane

 

Spanja ka arritur në fazën e eliminimit direkt në 5 nga 6 Kampionatet e fundit Evropiane

Hera e fundit kur Spanja nuk kaloi grupet ishte pikërisht viti 2004 kur u eliminuan në fazën e grupeve.

 

  1. Spanja merr pjesë në Kampionatin Evropian për herë të 11’të kurse Suedia për të 7’tën herë.

 

Ky do jetë Kampionati i 11’të Evropian ku Spanja merr pjesë.

Në 10 paraqitjet e tyre të mëparshme ata kanë fituar 3 Kampionate Evropiane (1964, 2008, 2012).

Ndërkohë Suedia merrë pjesë për herë të 7’të në Kampionat Evropian, suksesi i tyre më i madh ishte në vitin 1992 kur arritën në gjysmëfinale të atij Kampionati ku ishin ata organizatorët./Gazeta Blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme