Mauro Icardi mund të largohet nga Paris Saint Germain pas sy sezoneve të kaluar në Parc de Princes.
Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për sezonin e ardhshëm dhe pritet largimi i tij këtë verë.PSG po kërkon ta blejë përfundimishtë italianin Moise Kean dhe Icardi do të duhet të gjejë skuadër të re.
E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në elitën e futbollit italian Serie A ku ofertat nuk mungojnë.Calciomercato ka raportuar se tre gjigantët italianë, Roma, Milan dhe Juventus janë në garë për të nënshkruar me lojtarin.
28-vjeçari është i etur të rikthehet në Itali pasi kërkon ta rikthejë formën e vjetër në Serie A.PSG nga ana tjetër po pret oferta për të, ku synon që nga shitja e argjentinasit të fitojë mbi 45 milonë euro.
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju