Varianti delta i koronavirusit, i cili është dominant në Britani të Madhe, është 60 përqind më ngjitës sesa variantet e mëparshme të Covid-q9, thuhet në një studim të fundit.
Studimi u publikua tre ditë pas vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimeve të fundit në vend, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi nga Autoriteti Shëndetësor Britanik (PHE), 42,323 raste (29,892 më shumë se një javë më parë) të llojit të virusit me origjinë nga India u zbuluan në Britaninë e Madhe, dmth në 90% të rasteve të infeksioneve të reja.
Megjithatë, autoritetet e konsiderojnë “inkurajuese” që rritja nuk u shoqërua me një rritje të numrit të të shtruarve në spital. Tani ndodhen një mijë pacientë me koronavirus në spitalet britanike.
Vendi më i goditur europian, me gati 128 mijë vdekje, zhvilloi një fushatë masive të vaksinimit, kështu që më shumë se 77 përqind e të rriturve u vaksinuan brenda gjashtë muajve.
Sipas gazetës londineze “Times”, qeveria e Boris Johnson tani po shqyrton shtyrjen e heqjes së të gjitha masave për katër javë dhe vendimi pritet të merret të hënën./arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...