G7 premton shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfëra

23:50 | 13 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Krerët e vendeve të G7 kanë premtuar të shpërndajnë një miliard doza të vaksinës kundër Covid-19 në vendet e varfëra, ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson.

Shuma do të mblidhet duke kombinuar paratë nga vendet që bëjnë donacione të drejtpërdrejta, si dhe pagesa për programin e shkëmbimit të vaksinave COVAX, i cili mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha Johnson, por detajet nuk dihen ende, tranmseton portali arbresh.info

Më parë Johnson kishte njoftuar se Britania e Madhe do të dhuronte rreth 100 milionë doza të vakzinës nga suficiti i saj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 11 miliardë doza vaksine do të duheshin për të luftuar pandeminë.

Kjo është shumë më tepër sesa shuma e caktuar nga G7 për dhurimin, ndaj të cilave shoqatat humanitare dhe organizatat e tjera që mbledhin ndihma të ndryshme për të varfërit reaguan menjëherë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme