Dje, në orët e mbrëmjes, pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur kompozitori e muzicienti i njohur kosovar, Isak Muçolli.
Varrimi i tij bëhet sot (e mërkurë, 19 nëntor) në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Isak Muçolli lindi më 20 maj 1940, në fshatin Bajçinë, komuna e Podujevës.
Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, shkollën e mesme të muzikës në Prizren, kurse shkollën e lartë të muzikës, dega e instrumentistëve, në Beograd.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua udhëheqës i orkestrit të muzikës popullore të Radiotelevizionit të Prishtinës, detyrë kjo që e kreu deri në mbylljen e këtij mediumi, në vitin 1990.
Ai ishte edhe pjesë e orkerstrës simfonike të RTP-së, që prej themelimit të saj e deri në mbyllje. Një kohë të gjatë ishte violina e parë e kësaj orkestre.
Ai ka qenë anëtar i Filharmonisë dhe Operës së Kosovës prej themelimit të saj, në shtator të vitit 2000.
Isak Muçolli ka lënë gjurmë të thella në historinë e muzikës në Kosovë, sidomos në muzikën popullore dhe në muzikën artistike me motive popullore, si instrumentist e udhëheqës orkestre dhe si kompozitor.
Me ardhjen e tij në krye të orkestrës së muzikës popullore të RTP-së, kjo orkestër ishte pasuruar me instrumente popullore autentike dhe kishte marrë ngjyra e atribute të reja ekzekutuese të muzikës popullore shqiptare.
Si kompozitor, ai ka krijuar qindra këngë me motive popullore, shumë prej të cilave me vlera artistike kulmore, të cilat kanë zënë vend në panteonin veprave artistike antologjike.
Me kompozimet e tij, ai ka fituar çmimet dhe mirënjohjet më të larta në festivalet e manifestimet e mdryshme kultutrore e muzikore, në Kosovë e jashtë saj. Ai e ka fituar tri herë ”Okarinën e artë”, çmimin më prestigjioz të festivalit të muzikës “Akordet e Kosovës”.
Disa prej këngëve të tij gjenden edhe sot në repertorët e këngëtarëve dhe instumentistëve më të shquar të muzikës popullore shqiptare.
Isak Muçolli e ka bërë edhe orkestrimin e qindra këngëve të autorëve të tjerë, të ekzekutuara në festivalet “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit”, “Kosovarja këndon” e të tjera.
Për punën dhe veprimtarinë e tij në fushën e kulturës e muzikës është nderuar edhe me shpërblime e mirënjohje të shumta.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...