Vetëm pak ditë para takimit të paraparë në Bruksel, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po kërkon që pala kosovare të jetë më e kujdesshme në dialog.
Vuçiq madje referuar deklaratave të Kurtit për padi ndaj Serbisë, për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka kërkuar që kryeministri kosovar ‘’të mos kërcënojë, por ta bëjë atë”, njofton Klan Kosova.
”Mos kërcëno më, bëje”.
”Mos luaj me ne me ato gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë kjo – ai do të na kërcënojë me një proces gjyqësor për gjenocid, dhe ne do të shqetësohemi tmerrësisht, kështu që dikush jashtë do të thotë se ai do t’i parandalojë ata, dhe ne do ta njohim Kosovën… Provoni këto truqe me dikë tjetër për t’i shitur, por jo për mua”, citohet në media serbe, të ketë thënë Vuçiq.
Tutje ai ka deklaruar se ditët në vazhdim për të do jenë të vështira.
”Ditët në vazhdim nuk janë të lehta dhe situata nuk është rozë. Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një pozicion të vendosur, por është gjithmonë koha të tregojmë se sa duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shikojmë për të ardhmen”, është deklaruar Vuçiq para se të niset nesër në Bruksel.
Ai gjithashtu pretendon se Beogradi dëshiron të dialogojë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por kjo po bëhet më e vështirë, sepse sipas tij çdo ditë lidershipi shqiptar sulmon Serbinë./klankosova/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...