Policia e Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se kontrollimi i rrugëve rajonale me dron po vazhdon, shkruan arbresh.info.
Në të njëjtën kohë, ata kanë bërë thirrje që të respektohen rregullat e komunikacionit, në të kundërt shkelësit do të përballen me sanksione./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan edhe sot me 13 qershor 2021 kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dron- ve me qëllim të preventimit nga aksidentet e trafikut.
Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente.
Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore.”
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...