Google ADS

OAK kërkon ndihmë nga Rama për vaksina anti-covid

15:36 | 13 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkresë Kryemnistrit Rama, meqë rast ka kërkuar ofrimin e përkrahjes së Republikës së Kosovës në furnizimin me vaksina, në mënyrë që edhe Kosova sa më parë të fillojë me vaksinimin e të punësuarve të sektorit privat në mënyrë që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore.

Sipas OAK, një kërkesë e tillë vije pasi qe Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit.

“OAK vlerëson se një gjë e tillë do të paraqes pengesa dhe vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizjen e stafit të sektorit privat për udhëtime jashtë vendit, qoftë për furnizim me lëndë të parë, produkte apo gjysmëprodukte ashtu edhe për marrëveshjet dhe vazhdimin e kontratave të tyre ndërkombëtare. Poashtu, vaksinimi i kësaj kategorie duhet të jetë me prioritet për shkak se të njëjtit duhet të vazhdojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe kësisoj janë shumë të rrezikuar për infektim dhe përhapje të virusit për shkak të kontakteve të shumta që këta të fundit kanë”, thuhet n← komunikatë.

Andaj, OAK konsideron se vaksinimi i stafit është esencial, pasiqë do të ndihmonte në mos ndaljen e punës së operatorëve ekonomik të cilët për të ushtruar veprimtarinë e tyre domosdoshmërisht obligohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Kujtojmë që ditë më parë, OAK me një kërkesë të tillë i është drejtuar edhe Kryeminsitrit Kurti dhe Institucioneve relevante, me qëllim që sa më parë të gjendet mundësia dhe të fillojë vaksinimi i të punësuarve të sektorit privat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme