Pas një hetimi disa mujor, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar Lavdosh Metaj, pasi shpërndante lëndë narkotike në ambiente argëtimi në Sarandë.
Mësohet se 35-vjeçari është oficer i Patrullës së Përgjithshme, forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Policisë së Sarandës.
Arrestimi u krye pas një hetimi disa mujor ku u grumbulluan fakte që krijuan dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se polici Metaj kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në ambiente të populluara argëtimi.
Bazuar në këto fakte të dokumentuara në rrugë proceduriale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë lejoi kontrollin personal dhe të banesës së policit.
Gjatë kontrollit personal të kryer në kushtet e kapjes në flagrancë, Metajt i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë e ndarë në 11 doza.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundërligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes radhëve të strukturave policore, apo jashtë saj. /Ora News/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë