Kapen mbi 3 ton mjete piroteknike në vlerë 5 mijë euro

12:32 | 13 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar mbi 3 ton mjete piroteknikë në vlerë 5 mijë euro në tri aksione të ndara në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës sasia e mjeteve është konfiskuar dhe të dyshuarit janë duke u intervistuar.

Njoftimi i plotë:

Mitrovicë 13 qershor 2021 njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.
Me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese / kombi të cilat ishin duke transportuar Fishekzjarrë/Mjete Piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro, mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme