Policia jep detaje për vrasjen në Rahovec

09:43 | 13 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Rahovec.

Në këtë rast dyshohet për një konflikt familjar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka vrarë viktimën mashkull  kosovar. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Rahovec e më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku më pas ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme