Kontributin e njerëzve nuk mund të shlyesh me gomë, pasi kjo mund të kthehet në kundërshtim me elektoratin.
Ky të paktën është vlerësimi i njërit nga themeluesit e partisë më të vjetër në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për, Milazim Krasniqi, qasja e kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku, karshi strukturave të vjetra në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor është e gabuar.
Në një deklaratë për arbresh.info, Krasniqi duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti dhe përçarjet brenda strukturave të partisë, thotë se Abdixhiku nuk po mund të mbaj ekuilibër brenda partisë.
“Është ende herët të flitet për dështim ose sukses të Lumir Abdixhikut, por nga ajo që po shohim është që s’po mund të mbaj ekuilibrat në parti si duket ka një parti që të bëjë një proces paralel duke kandisura kryetar të rijnë dhe paralelisht më të, të bëjë spastrimin në parti të emrave të vjetër”.
Sipas profesorit Krasniqi, konflikti brenda partisë është një gabim trashanik.
“Ky është një gabim trashanik pasi që fut konflikt brenda partisë dhe rritet pakënaqësia dhe në vend të mobilizohet elektorati, mund të dëshpërohet elektorati”.
Ndonëse u pa si një figurë që do të jetë unifikuse e do të kthej partin në vendin që e kishte, Abdixhkiu me të marr këtë pozitë duket se filloj t’i eliminojë personat që ngritën partin tash e 20 vite e kjo për ish-themeluesin e LDK-së, është i pa falur.
Duke shtuar se kontributin e themeluesve të partisë nuk mund t’i mohoj dikush që posa ka ardhur në LDK.
“Kur jemi të rasti i Agim Veliut ai është shumë specifik dhe ai është veterani numër një dhe është një që ka pas katër fitore në Podujevë plus që ka qenë mbrojtësi numër një dhe më dinitoz në qeverinë e kaluar kundër politikës së LDK-së karshi Vetëvendosjes, shumë karriera që janë ndërtu në LDK janë fal angazhimit të Agim Veliut. Ai edhe imponoi që Vjosa Osmani të bëhet kryetare e Kuvendit. Andaj që, është gabim trashanik të bëhet eliminimi i tij pasi mund të ketë pasoja në elektorat”.
Profesor Krasniqi krejt këto zhvillime po i sheh si tentim për spastrim nga ana e Abdixhikut.
E kjo sipas tij, do të ketë pasoja të rënda në zgjedhje.
“Krejt këto munden me tregu që ai s’po mund të mbaj ekuilibrin, por po është entuziast dhe përshtypja ime është që ai po tenton të bëjë spastrimet në parti për të përgatit një afrim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kjo mundet më qenë gabim strategjik pasi LDK mund të mbahet vetëm me identitetin e saj, e jo të bëhet patericë e partive të tjera”.
Ndonëse me kritika të shumta karshi mënyrës se si Abdixhiku është qasur në parti, Milazim Krasniqi ka një mesazh për të.
“Populli dhe elektorati kanë informata të pakta, por personalisht s’kam prit asgjë prej Abdixhikut pasi është i ri në LDK dhe s’e njeh as historinë e profilet e LDK-së. Ka një ambicie dhe nëse do rezultate duhet të shikojë partinë dhe s’mund të fshihen më nga kontributet e njerëzve siç është Agim Veliu pasi që më këtë Abdixhiku mund të fitoj brenda partisë, por jo në elektorat”.
Kujtojmë më 14 mars të këtij viti, partia më e vjetër në vend ka zgjedhur në krye të saj një person të ri jo vetëm më moshë por edhe me bagazh politik.
Ardhja e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së u pa si një hyrje që kjo parti të kthehet në vendin e saj pas dështimit në zgjedhje nacionale ku doli partia e tretë.
E tash kur kanë mbetur vetëm edhe pak muaj që kur vendi do të shkoj në zgjedhje lokale, zhvillimet brenda kësaj partie kanë kthyer sytë kah ta.
Duket se Abdixhikut nuk i mjaftoj që figurat më të vjetra në parti i la jashtë kryesisë së partisë, ai tash ka vendosur t’i lë edhe jashtë degëve./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë