Google ADS

Rama: PS nuk do të mbrojë askënd nëse drejtësia kërkon llogari nga ai

09:06 | 13 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama është zotuar sërish në kuvendin e këtij subjekti politik se flamuri i Partisë Socialiste nuk do bëhet mbulesë për asnjë ministër, drejtor apo shef nëse drejtësia do të krijojë llogaridhënie prej tyre.

Ai theksoi më tutje se e vetmja gjë që do jetë përgjegjësi e PS, do jetë qëndrimi i saj pasi të flasë drejtësia dhe shtoi se reforma në drejtësi është vija e kuqe me të gjithë kundërshtarët e saj. “Ti japim shtetit një shtat të atillë që të ecim para , flamuri i PS nuk mund dhe nuk do bëhet mbulesë për asnjë ministër drejtor, shef nëse drejtësia e re do krijojë hesap prej tij.E kemi parë që na është dash të ndeshemi me këtë sfidë . Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasë të kalbur, por mban përgjegjësi për atë se si do reagoj për atë që shpallet i kërkuar nga drejtësia, se PS është prijësi për luftën e barabartë para ligjit, reforma në drejtësi , Është një vijë e kuqe mes nesh dhe armiqve të saj, vijë mes PS dhe këdo brenda nesh që hyn në gjynah me ne dhe popullin”, theksoi mes tjerash Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme