Fakti që Kosova përfaqësohet nga Kryeministri e Serbia nga Presidenti në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli zyrtar nuk paraqet ndonjë problem.
Sipas njohësve të rrethanave politike në vend, Kosova dhe Serbia kanë sisteme të ndryshme të udhëheqjes prandaj nuk përfaqësohen nga niveli i njëjtë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Kosova si një republikë parlamentare, politika e jashtme varet nga dispozita kushtetuese dhe përfaqësohet nga qeveria, në këtë rast në bisedimet me Serbinë, Kosova, juridikisht përfaqësohet nga kryeministri aktual Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, Serbia përfaqësohet nga presidenti pasi që ka sistem gjysme presidencial.
Ky fakt nuk e bën Kosovën më të dobët karshi dialogut.
Ish- këshilltari i Edita Tahirit dhe njohës i politikës së jashtme, Gazmir Raci thotë se ky fakt nuk e dëmton Kosovën.
Ai në një prononcim për portalin arbresh.info thotë se janë dy elemente juridike dhe politike.
“Jo aspak nuk e paraqet sepse fuqia politike është tek kryeministri po ashtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtuese e ka bërë të qartë që procesi i dialogut është kompetence ekskluzive e kryeministrit dhe qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Raci.
E Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se përfaqësimet e shteteve bëhen varësisht nga sistemi politik që kanë shtetet.
“Nuk ka të bëj me atë që Kosova është në nivel më të ulët, por ka të bëj me se çfarë sisteme politike kanë këto dy shtete, pra kanë sisteme të ndryshme politike prandaj edhe përfaqësimi në dialog është nga nivelet e ndryshme”, tha ajo për portalin arbresh.info.
Ndryshe, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor.
Kështu ka njoftuar të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Stano./arbresh.info/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani