Në 24 orët e fundit 3 mijë e 480 qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19

16:40 | 12 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3 mijë e 480 qytetarë me vaksinën kundër Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërsa që nga dita e parë e deri tani në total janë vaksinuar 96 mijë e 369 qytetarë, transmeton arbresh.info

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës”.

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme