Robert Lewandowksi shfaqi saktësinë e tij vdekjeprurëse në një seancë stërvitore përpara ndeshjes hapëse për Poloninë në Grupin E, duke lënë një tifoz me telefon të thyer.
Lojtari 32-vjeçar, i konsideruar nga shumë si sulmuesi më në formë në futbollin botëror, vjen në garën e kësaj vere me një sezon tjetër të frytshëm në Bayern Munich, shkruan Telegrami.
Ai shënoi 53 gola në 47 ndeshje për klubin dhe kombëtaren, duke thyer rekordin e Gerd Muller në Bundesliga, pasi ka shënuar 41 gola në vetëm 29 ndeshje në kampionat.
Me sulmuesin me përvojë në formën e tij jetësore, Lewandowski pritet edhe një herë të përfshihet në golat për skuadrën e Paulo Sousa në turneun e kësaj vere.
Dhe duket se saktësia e tij është akoma në pah pas një sezoni kaq të gjatë, me një video që u publikua në rrjetet sociale, derisa lojtari arriti të godiste saktë në dorën e një tifozi, e që i hoqi telefonin.
Lewandowski smashing some poor guy’s phone. [Via u/floatingfree2020] pic.twitter.com/N5el4T6PGE
— Demetrius (@DemetriusXVII) June 11, 2021
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...