Spasovski: Është krijuar përshtypja se vetëm te ne ka krim dhe korrupsion

14:51 | 12 Qershor 2021
S D

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën e tij gazetën sllovene “Dello” tha se Evropën më lehtë mund ta mbrojmë nga krimi nëse jemi pjesë e BE-së.

“Shumica e qytetarëve dëshirojnë anëtarësim në BE, i gjithë rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Do të bëjmë gjithçka për ta arritur qëllimin dhe të nisim bisedimet me Bashkimin Evropian”, tha Spasovski.

Ai thekson se krimi dhe korrupsioni nuk është vetëm në Ballkan dhe është një dukuri edhe në shtetet perëndimore.

“U krijua përshtypja se te ne ka më shumë krim dhe korrupsion se sa në vendet tjera, ndërsa detyra jonë është ta heqim këtë përshtypje. Jemi të përkushtuar në reformat në gjyqësi, diçka që është pozitive. Por çështje kryesore është se si të reformohet mendja dhe vlerat që të mos kërkojmë zbrazëtira juridike në ligje. Nëse arrijmë këtu, gjithçka është më lehtë”, tha Spasovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme