mijëra kanadezë marshuan në qytetin e Londrës, në Ontario të Kanadasë, për të nderuar katër anëtarë të një familjeje myslimane të cilët humbën jetën pas një sulmi ndaj tyre.
Më 6 qershor drejtuesi i një kamioni, u përplas me pesë këmbësorë, duke vrarë katër prej tyre, shkruan cnn.
Marshimi ndërfetar filloi në vendin ku pesë anëtarë të familjes Afzaal u goditën nga një kamion i drejtuar nga një i dyshuar 20-vjeçar, për të cilin policia tha se e kreu sulmin si “një akt i planifikuar, të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja”.
Salman Afzaal dhe gruaja e tij, Madiha Salman, u vranë së bashku me nënën e Afzaal dhe vajzën e tyre 15-vjeçare ndërsa prisnin të kalonin në rrugën. Djali i tyre 9-vjeçar, Fayez Afzaal, pësoi lëndime.
Marshi i organizuar për të luftuar urrejtjen dhe islamofobinë, u përmbyll në një xhami rreth shtatë kilometra larg vendit të sulmit. Xhamia i shërben komunitetit mysliman të Londrës me rreth 30.000 njerëz.
Politikanët kanadezë gjithashtu dënuan sulmin dhe bënë thirrje për kundërshtim të krimeve të urrejtjes dhe islamofobisë. Kryeministri i këtij vendi, Justin Trudeau, e quajti sulmin terrorist dhe autoritetet thanë më herët se ata do të akuzonin Veltman për terrorizëm.
Ai akuzohet për drejtimin e një kamioni që goditi qëllimisht pesë anëtarë të familjes Afzal, të cilët janë me origjinë Pakistaneze. Ndodhi në momentin kur ata ishin duke ecur në trotuar në një nga kryqëzimet./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën