Google ADS

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

12:27 | 12 Qershor 2021
A. B.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien e zyrtarëve rusë.

Ligji parasheh ndëshkime për ata që zbulojnë të dhënat personale të zyrtarëve të sigurisë ose të afërmve të tyre.

Dënimet që parashihen në bazë të ligjit janë: burgim, arrest shtëpiak, punë të detyruar dhe gjoba deri në 18 muaj pagë.

Ligji mund të dekurajojë lëvizjet e tilla si ajo e aktivistit dhe kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili përmes organizatave të tij kishte publikuar të dhëna lidhur me pronat e fshehta të lidhura me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin dhe ish-presidentin, Dmitry Medvedev.

Publikimi “Pllatati i Putinit” kishte marrë më shumë se 100 milionë shikime në Youtube.

Fondacioni kundër korrupsionit i Navalnyt është shpallur si “ekstremist” nga ana e një gjykate në Moskë. Vetë Navalny po mbahet në burg pasi u arrestua pas kthimit nga Gjermania ku është trajtuar për shkak të një helmimi me agjent nervor të kategorisë ushtarake, gjatë vitit të kaluar, derisa po udhëtonte brenda Rusisë.

Ai ka fajësuar Putinin për helmimin, por Kremlini ka hedhur poshtë akuzat.

Autoritetet ruse kanë përshpejtuar hapat kundër lëvizjes së Navalnyt para zgjedhjeve për parlamentin rus që mbahen në shtator. /REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme