Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka thënë kryeministrit britanik, Boris Johnson, se duhet ta mbajë fjalën rreth Brexit-it, nëse dëshiron një rivendosje marrëdhëniesh me Francën.
Presidenti francez zhvilloi bisedime me kryeministrin britanik në mëngjesin e së shtunës si pjesë e samitit të Grupit G7, që po mbahet në Angli e ku liderët e BE-së kanë paraqitur një front të bashkuar kundër mosmarrëveshjes me Britaninë për Irlandën Veriore.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi të shtunën kryeministrin britanik se Britani përballet me mundësinë e masave ligjore dhe taksave të mundshme, nëse i shkel pikat e marrëveshjes duke e shtyrë në mënyrë të njëanshme ndalimin e qarkullimit të disa produkteve nga Mbretëria e Bashkuar në Irlandën Veriore.
Johson kishte nënshkruar një marrëveshje për ndalimin e dërgimit të mishit të ngrirë nga Britania në Irlandën Veriore. Ky vendim pritet të fillojë së zbatuari nga fundi i këtij muaji, shkruan Independent.
Në kuadër të takimeve të Grupit G7 po marrin pjesë liderët e shtatë shteteve të industrializuara: ShBA-ja me presidentin Biden, Gjermania me kancelaren Merkel, Franca me presidentin Macron, Kanadaja me kryeministrin Trudeau, Italia me kryeministrin Draghi, Britania si vend pritës me kryeministrin Johnson dhe Japonia me kryeministrin Suga.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...